Nëse kalon te Manchester City, Haaland do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Ligës Premier

Erling Haaland ka dy opsione për të bërë hapin e madh në karrierë, por edhe për t’u bërë shumë i pasur.

Sulmuesi norvegjez pritet të largohet në këtë verë nga Borussia Dortmundi, derisa Real Madridi dhe Manchester City janë vënë pas tij.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, Citizens janë të gatshëm të bëjnë çmendurinë për Haalandin dhe të thyejnë rekordin e pagave në Ligën Premier.

Nëse lojtari vendos të kalojë në “Etihad Stadium”, atëherë do të jetë lojtari më i paguar në ishull me 600 mijë euro në javë.

City po e pret përgjigjen e Haalandit dhe vendimi do të merret brenda katër javëve të ardhshme.

Real Madridi po synon që të transferojë norvegjezin dhe të krijojnë një sulm të frikshëm me treshen: Haaland, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.

Go to TOP