Në rast që dështon Haaland, Barcelona do vihet në ‘sulm’ për Lewandowskin

Barcelona është e dëshpëruar që të përforcojë edhe më shumë skuadrën, ku në verë duan mbrojtës, mesfushorë dhe sulmues.

Nuk është sekret që ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland është dëshira e madhe e Xavi Hernandez, por sulmuesi gjithashtu kërkohet edhe nga Man City dhe Real Madrid.

Në rast që dështojnë në transferimin e Haaland, Barcelona do fokusohet në transferimin e një numri nëntë tjetër.

Sipas “Diario Sport”, në listën e katalunasve janë Alexander Isak, Karim Adeyemi, Lautaro Martinez dhe së fundmi, Robert Lewandowski.

Ylli i Bayernit me gjasë do largohet verën e ardhshme në rast që nuk arrin marrëveshje me klubin gjerman për rinovimin e kontratës.

Pavarësisht moshës, polaku vazhdon të jetë në top formë, ku këtë edicion ka shënuar 42 gola në 35 ndeshje.

Go to TOP