‘Në asnjë mënyrë’ – Pedri kërkon të mos krahasohet me Messin

Pasi e frymëzoi Barcelonën në një rikthim brilant kundër Galatasarayt në Ligën e Evropës, Pedri ka reaguar për t’i qetësuar krahasimet që i bëhen me superyllin Lionel Messi.

19-vjeçari e realizoi golin e barazimit, para se Pierre-Emerick Aubameyang ta shënonte golin e fitores dhe të kualifikimit në çerekfinale.

“Në asnjë mënyrë. Messi ka shënuar gola shumë më të bukur se ai. Është çmenduri të më krahasoni me Messin”, ishte përgjigja e tij kur u pyet nëse goli i tij ishte në stilin e superyllit argjentinas.

“Nuk më kujtohet lëvizja që bëra. Gjërat më vijnë ashtu në fushë. Jam me fat që nuk duhet të mendoj në fushë”, ka thënë tutje talenti.

Duke folur për ‘el Clasicon’ e fundjavës kundër Real Madridit, Pedri ka nisur një paralajmërim në adresë të rivalit më të madh të Blaugranëve: “Po e luajmë futbollin që duam ta luajmë dhe po e shijojmë. Shpresojmë që të arrijmë fitore”.

https://www.youtube.com/watch?v=16gYD8ZZcZo&feature=emb_title

Go to TOP