​Ndalohet një person për kultivim të kanabisit në Mramor të Prishtinës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet L.S., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.

Gjatë bastisjes në Mramor të Prishtinës, në shtëpinë me qira të dyshuarit, është identifikuar një laborator për prodhimin e substancave narkotike, po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar 36 bimë narkotike marihuanë.

I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa prokurori i çështjes, do t’i ndërmerr veprimet e tjera procedurale ndaj tij.

Go to TOP