Napoli po tenton transferimin e Januzajt, shqiptari shihet si zëvendësues i kapitenit Insigne

Adnan Januzaj pritet të largohet nga Real Sociedadi, por jo në afatin kalimtar dimërorë.

Sulmuesi shqiptar nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me klubin bask, kontratë e cila skadon në verën e këtij viti.

Gjiganti italian Napoli po monitoron situatën e istogasit dhe është gati ta transferojë atë në Diego Armando Maradona Stadium.

Corriere dello Sport ka raportuar se kontaktet e para mes klubit italian dhe agjentëve të lojtarit tanimë janë.

Napoli synon që të nënshkruajë një parakontratë me reprezentuesin e Belgjikës qysh në muajin shkurt në mënyrë që Januzaj t’iu bashkohet në verë si transferim i lirë.

26-vjeçari në Napoli pritet të jetë zëvendësuesi i kapitenit Lorenzo Insigne i cili do t’i bashkohet skuadrës kanadeze Toronto FC.

Januzaj këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje me Real Sociedad ku ka shënuar katër gola e ka asistuar në tre të tjerë. 

Go to TOP