Mjekësia Ligjore i tërheq nga Spitali i Pejës trupat e dy nxënësve të vrarë në Gllogjan

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka tërhequr nga Spitali i Pejës, trupat e dy nxënësve që kanë mbetur të vrarë në atentatin që ndodhi orët e mbrëmjes së sotme në Gllogjan, në Komunën e Deçanit.

Në Spitalin e Pejës një person i plagosur është duke u trajtuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Pamjet të cilat mund t’i shihni në video materialin më poshtë tregojnë se automjeti i IML ka tërhqur trupat e nxenësve dhe është nisur drejt objektit të institutit e që më pas do t’u bëhet edhe obduksioni.
IMG_4259

Go to TOP