Mino Raiola: E di se ku duhet të shkojë Haaland, idetë janë të qarta

Agjenti Mino Raiola ka folur për yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland, që është një nga asetet më të çmuara në futbollin botëror.

Norvegjezi është i lidhur shumë me Real Madridin dhe Manchester Unitedin , me përfaqësuesin e tij që tashmë duke filluar procesin e planifikimit të transferimit të tij.

“Ne kemi ide të qarta se ku duhet të shkojë Erling dhe sigurisht që ne shikojmë se çfarë ka për të ofruar tregu. Unë do të isha një menaxher i keq nëse nuk do ta bëja”.

“Ne mund të ndikojmë në treg, jo tregu tek ne. Ne e dimë këtë”.

“Kam ndryshuar tregun e transferimeve me lojtarët e mi. Ne manxherët kemi krijuar një lojë të dytë krahas futbollit: calciomercaton [italianët i thonë tregut të transferimeve]”.

“Ndoshta drejtorët sportivë më urrejnë. Unë vetë nuk e urrej askënd. Unë thjesht bëj punën time”, deklaroi Raiola. 

Go to TOP