Milani ka në mendje një emër të ri për zëvendësuesin e Kajer – e do mbrojtësin e Man United

Milani po kërkon me ngulm një qendërmbrojtës në afatin e janarit, si zëvendësues për Simon Kjaer i cili ka humbur sezonit.

Në mes emrave të mundshëm si transferime potenciale të ‘kuqezinjëve’, ishin të tillë si Sven Botman i Lilles, megjithatë klubi francez ka refuzuar deri më tani çdo përpjekje nga skuadrat kundërshtare.

Sidoqoftë te Milani ka ardhur një emër i ri si zëvendësues për Kjaer.

Siç raporton Fabrizio Romano, Milani po punon për të nënshkruar me një qendërmbrojtës të ri dhe mbrojtësi i Man Utd, Eric Bailly, është një nga emrat e ri në listë.

Abdou Diallo është gjithashtu një kandidat në rast se Paris Saint-Germain do ta lërë të largohet si huazim, shton Romano.

Go to TOP