Mbretëria e Bashkuar: Pushtimi rus nuk ka përparim

Në një vlerësim të përditshëm të gjendjes së pushtimit rus, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se forcat e Moskës po përpiqen të ruajnë ritmin e avancimit të tyre në të gjithë Ukrainën.

Në analizën e postuar në Tëitter, zyrtarët e sigurisë thonë se trupat ruse kanë vështirësi që të kapërcejnë sfidat e paraqitura nga terreni i Ukrainës, që i ka kufizuar në rrugët dhe autostradat e vendit.

Zyrtarët theksojnë gjithashtu se shkatërrimi i urave nga forcat ukrainase “ka luajtur një rol kyç në pengimin e përparimit të Rusisë”.


Go to TOP