Marku e mbron me sukses titullin IBF

Boksieri shqiptar Florian Marku e ka mbrojtur me sukses titullin IBF International në kategorinë velter. Ai mposhti me pikë (78-76) boksierin francez Jorick Luisetto.

Marku ishte pothuajse në të gjithë meçin dominues, dhe nuk e vuri në diskutim asnjëherë fitoren.

Bokseri shqiptar mbrojti titullin që e fitoi në shtator me Maxim Prodanin. Ai paralajmëroi se do të ketë gjëra të mëdha në vazhdim pas fitores.

Për 29-vjeçarin kjo ishte fitorja e 10-të (6 KO) dhe e ka një barazim në ringun profesionist.

Francezi Luisetto regjistroi humbjen e tretë.

Go to TOP