LVV si pushtetare, mburret se po kursen ujë, harxhon derivate sa dhjetëra rroga minimale

Uji i pijshëm doli të jetë shumë i shtrenjtë në sytë e deputetëve të VV-së, ndërsa karburanti jo. Gjysma e deputetëve që kanë harxhuar më së shumti për derivate janë ata të Grupit Parlamentar, që mburreshin se nuk po pinin ujë në Kuvend me shishe të marra nga shtëpia.

Kursimi i buxhetit është një nga ndër kauzat me të cilat Lëvizja Vetëvendosje në qeveri tenton të mburret. Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani – e cila garoi në listën zgjedhore të VV-së, ku kjo parti fitoi mbi 50% të votave – para pak ditësh, publikoi me krenari shpenzimet e Osmanit, duke thënë se asnjë cent s’u shpenzua dosido. (mundesh me hjek krejt, vec qe don m’i qepu Vjoses)

Në nëntorin e fundit, u vendos që Kuvendi të mos ketë më shishe plastike me ujë të pijshëm për parlamentarët. Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli përmendi një nga arsyet pse duhej të merrej ky vendim – të kursehet buxheti i Kuvendit.

“… Kjo përveç se do të ndihmojë në reduktimin e mbeturinave e rrjedhimisht në mbrojtjen e mjedisit do të ulë edhe shpenzimet e Kuvendit rreth 25,000.00 në vit”, njoftonte Pacolli.

Fotografi e publikuar nga deputetja Fitore Pacolli në Facebook

Këtë vendim e mirëpriti deputetja tjetër e VV-së, Yllëza Hoti, e cila publikoi foto ku shihej një shishe me ujë në Kuvend, por këtë herë shishja nuk u pagua me paratë e shtetit – sigurisht për ta kursyer buxhetin e shtetit.

Atë fotografi, deputetja Hoti e fshiu nga Tëitteri, pasi doli që kishte harxhuar rreth 900 euro derivate për nëntor-dhjetor të 2021’s. Natyrisht, këto ia kishte kompensuar shteti.

Fotografi e marrë nga profli i deputetes në Twitter

Deputetja e VV-së Yllëza Hoti, nuk ka qenë figurë shumë e përmendur në media. Madje deputete ishte bërë vetëm pas zgjedhjes së presidentes, kur Osmani ia lëshoi karrigen.

Por, pas publikimit të shpenzimeve të deputetëve për të marrë pjesë në seanca dhe komisione, emri i Yllëza Hotit figuronte si një nga deputetët që shpenzoi më së shumti para nga buxheti i shtetit – të cilin VV-ja vendosi ta kursejë duke marrë ujë nga shtëpia.

E me t’u publikuar këto shpenzime, Yllëza Hoti, u bë një ndër personat me të kërkuar në facebook, në rajonin tonë.

Marrë nga Facebook

Por, ku jeton deputetja e VV-së e cila shpenzon kaq shumë për të udhëtuar? Në facebook, Hoti kishte shkruar se jeton në Prishtinë. Por, pak orë më vonë, deputetja e ndryshoi vendbanimin e saj për 85 kilometra më larg sallës së Kuvendit – nga Prishtina në Prizren. Në konfuzitet e sipër, deputetja ndërroi prapë mendje për vendbanimin e saj. E rivendosi Prishtinën.

Gazetari Adriatik Kelmendi kërkoi dorëheqjen e deputetes së VV-së, Yllëza Hoti, për arsyet e lartcekura. Pos dorëheqjes, Kelmendi e quajti mashtruese dhe tha se Hoti duhet të kërkojë falje dhe t’i kthejë paratë e buxhetit të shtetit.

Postimi i marrë nga profili i Kelmendit

Aspak më i butë s’ishte as reagimi i Jusuf Thaçit. Ky i fundit përveç që kërkoi dorëheqjen e deputetëve, u bëri thirrje edhe partive të tyre t’i përjashtojnë nga grupet parlamentare.

Shpenzimet e deputetëve për karburant janë kritikuar edhe nga shumë aktivistë të VV-së.

Zyrtari i kësaj partie, Egzon Azemi, thotë se aktivistët me të drejtë po i kritikojnë shpenzimet e deputetëve.

“Reagimet për shpenzimet e deputetëve me të drejtë po kritikohen nga aktivistët. Anëtarët e subjektëve tjera po çuditën se për ta është krejt normale!”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Kanal10 dje ka publikuar listën e shpenzimeve për derivate të deputetëve, qëkanë deklaruar se jetojnë jashtë Prishtinës dhe u duhet të kompensohen për rrugën nga shtëpia në Kuvend.

May be an image of 12 people and text that says "SHPENZIMET PER ARRURANTE PER SEANCA DHE KOMISIONE (NENTOR DHJETOR 202 1] PAL LEKAJ AAK- -GJAKOVÄ 870 DUDA BALJE SDU- PRIZREN 870 YLLEZA HOTI V-PRIZREN 810 ALBANA BYTYQI SUHAREKE 780 HAJDAR BEQA PDK -GJAKOVÄ 750 ARTAN ABRASHI V-PRIZREN 690 ARMEND ZEMAJ LDK DEÇAN 690 FATMIRE KOLLÇAKU VV-PEJE 660 GRAMOS AGUSHOLLI 630 vV-PEJE HAXHI AVDYLI vv- VV-PRIZREN 630 AGON BATUSHA V-GJAKOVÄ 570 MERGIM LUSHTAKU PDK-SKENERA 540"
Go to TOP