Lushtaku reagon me ashpërsi pas akuzave nga Durmishi: Albin, lidhi zagarët

Djali i Sami Lushtakut dhe njëkohësisht deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i ka reaguar me ashpërsi zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Durmishi sonte në një emision televiziv tha se me ardhjen e Qeverisë Kurti janë prishur planet e njerëzve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe të Sami Lushtakut të cilët sipas tij, fitonin miliona nga Ministria e Infrastrukturës.

Lushtaku i është drejtuar kryeministrit Kurti duke i thënë “Albin, lidhi zagarët’.

Ai shtoi se do ta padisë Durmishin, sipas tij, për shpifjet që i ka bërë duke e përmendur Sami Lushtakun.

“Ditëve të fundit ka shpërthyer afera në Ministrinë e Infrastrukturës. Ky supërskandal ka emër e mbiemër. Ajo është e lidhur direkt me udhëheqësit e kësaj ministrie.  Tash, për të shpërqendruar vëmendjen, disa zagarë të Albin Kurtit po merren me mua e me babain tim. Hysen Durmishi do të përgjigjet në gjykatë për shpifjet që i bën kur përmend Sami Lushtakun.

Fillimisht do të përgjigjeni në gjykatë për skandalin e përgjimeve rreth dallavereve që ju i bëni në Ministri. Ju jeni hajna të pafytyrë. Albin lidhi zagarët!”, shkroi Lushtaku në rrjetin social Facebook.

Go to TOP