Leo Messi mund të kalojë tek Inter Miami

Jorge Mas, bashkëpronar i Inter Miami, beson se është e mundur të finalizohet ardhja e Lionel Messit në sezonin e ardhshëm.

Bashkëpronari i Inter Miami, Jorge për Leo Messin tha se ai ende është lojatri më i mirë në botë dhe se do donin ta kishin në ekip nëse largohet nga PSG.

“Leo Messi është ende një nga lojtarët më të mire në botë, aftësitë e tij nuk janë zvogëluar. Unë mendoj se David Beckham ka marrëdhënie të mira me të. Nëse largohet nga PSG, ne do donim që Leo Messi të ishte një lojtar i Inter Miamit”, tha Jorge.

Lidhur me kalimin e mundshëm të argjentinasit në Inter Miami foli edhe Gonzalo Higuain. Ai tha se nëse Messi kalon tek Inter Miami ai do të jetë i lumtur.

“Shpresojmë që ai të vijë, do të ishte një përfitim për Ligën dhe vendin. Nëse ai dëshiron kështu ai do të argëtohej dhe do ishte i lumtur këtu”, tha argjentinasi.

Mbetet të shihet nëse shtatë herë Topi i Artë do të transferohet në Amerikë apo jo.

Go to TOP