Lëndohet një punëtor në vendin e tij të punës në Graçanicë

Një person (punëtor) përderisa ka qenë duke punuar është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime në kokë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:18, në Graçanicë.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ka qenë duke punuar, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime në kokë. Viktima është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Go to TOP