Laporta: Dembele më i mirë se Mbappe, do të qëndrojë në Barcelonë

Joan Laporta ka besim se Ousmane Dembele do ta mbyll rinovimin me Barcelonën, pasi presidenti i klubit mendon si ai është më i mirë se Kylian Mbappe.

Presidenti i klubit e pranoi në një intervistë në Tv3 se negociatat janë duke u komplikuar, por shpreson që në fund të arrihet një marrëveshje.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Dembelen dhe ai dëshiron të qëndrojë. Ne gjithashtu e duam atë sepse ai është një lojtar i madh”.

“Këto janë situata që kanë nevojë për një negocim me përfaqësuesit që duan më të mirën për lojtarin. Unë jam entuziast për Dembelen. Ai është më i mirë se Mbappe”, deklaroi Laporta,

Laporta ritheksoi se do të tentojnë të nënshkruajnë në afatin kalimtar të ardhshëm, por është e komplikuar.

“Xavi na ka kërkuar të përforcojmë skuadrën dhe ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë, por për momentin nuk kemi asnjë diferencë në paga për ta bërë këtë. Prandaj, në këtë moment nuk është e mundur, por duhet të lëmë menaxhmentin sportiv të punojë”, ka thënë Laporta.

Go to TOP