Lakers rikthehen te fitoret, triumfojnë edhe Bucks e Nets

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret pas humbjes befasuese dy ditë më parë nga Indiana Pacers.

Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar në udhëtim te Orlando Magic me 11 pikë diferencë, 105:116.

Në dy çerekët e parë ishin vendasit që ishin më të mirë, por çereku i tretë ishte vendimtar që Lakers të marrin fitoren.

LeBron James si gjithnjë ishte më meritori për fitoren e Lakers me 29 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë tek skuadra fituese u dallua edhe Carmelo Anthony që shtoi 23 pikë të tjera.

Tek ekipi fitues me pikë dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Russell Westrbook me 18 pikë, Stanley Johnson me 11 dhe Malik Monk me 10 të tjera.

Fitore kanë shënuar edhe Brooklyn Nets e dhe Milwaukee Bucks.

Nets kanë triumfuar në udhëtim te San Antnoio Spurs me rezultat 102:117 derisa Buks para tifozëve të vet kanë mposhtur Chicago Bulls 94:90.

Go to TOP