Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Patëm diskutim thelbësor e konstruktiv

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, këtë të mërkurë është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak, pas takimit tha se me presidentin serb parti diskutim konstruktiv e thelbësor.

“Sapo përfundova një diskutim konstruktiv e thelbësor me presidentin Vuçiq, në Beograd për rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak, përcjell Klankosova.tv.

Kujtojmë se përpara vizitës në Serbi, Lajçak e Escobar zhvilluan një vizitë në Kosovë për tri ditë, ku u takuan me të gjithë krerët e institucioneve dhe me të gjithë liderët e opozitës.

Go to TOP