Kosova ‘e mbytur’ në ajër të ndotur, Prizreni me gjendjen më të keqe sonte
Ajri i ndotur po vazhdon të jetë një problem i madh jo vetëm për kryeqytetin por për gjithë Kosovën.
Sipas matësit të vendosur nga Ambasda Amerikane në qytete të ndryshme të Kosovës, ajri vazhdon të jetë shumë i ndotur dhe i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve, shkruan Kosova.info.
Sa i përket ndotjes së ajrit, Prizreni sonte qëndron më së keqti. Indeksi i kualitetit të ajrit në këtë qytet është 200 që konsiderohet shumë i pashëndetshëm.

Peja gjithashtu ka ajër shumë të ndotur sonte. Indeksi i kualitetit të ajrit në këtë qytet është 186.

Edhe qytetarët e Prishtinës e Mitrovicës sonte përballen me ajr të ndotur. Sipas matësit, indeksi i kualitetit të ajrit në Mitrovicë është 160, ndërsa në Prishtinë 156.


Ndër këto qytete, Gjilani qëndron më së miri sa i përket cilësisë së ajrit, ndonëse edhe atje konsiderohet të jetë i pashëndetshëm për grupe të ndjeshme. Indeksi i kualitetit të ajrit në Gjilan është 147.

