Kërkoheshin për vjedhje të ndryshme, arrestohen dy të dyshuar në Obiliq

Kërkoheshin për vjedhje të ndryshme, arrestohen dy të dyshuar në Obiliq.

Njësitet policore të stacionit të Obiliqit që nga fillimi i këtij muaji, i kanë dhënë përparësi luftës kundër disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e vjedhjeve ndodhura në zona të ndryshme.

Puna policore e organizuar me veprime specifike operative me qëllim kapjen e personave, për të cilët dyshohej të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda kryesisht në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit, sot ka rezultuar me arrestimin e dy prej të dyshuarve të implikuar në raste të tilla.

Sipas Policisë, janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze, si dhe ato operativo-policore në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej.

Go to TOP