Kënaquni me pamjet përrallore të fshatit kosovar që dekorohet çdo fund vit (Foto)

Si çdo vit tjetër, tanimë është bërë traditë që fshati Pjetërshan në komunën e Gjakovës të marrë pamje tejet festive qysh me fillim të muajit dhjetor.

Fshat ky i cili cilësohet si i dekoruar më së miri në gjithë Kosovën, sa i përket festave të fundvitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Dekorimet kaq të veçanta, përkatësisht ato në oborrin e Kishës së fshatit, i bëjnë të rinjtë e këtij vendi, të cilët e kanë treguar se kujdesen për çdo gjë deri në detaje.

© SYRI.net

Go to TOP