Kamberi për nismën e Serbisë që në shkolla të intonohet himni serb: S’ka shqiptarë që e bën

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i është kundërvënë Ministrisë së Arsimit të këtij vendi që ka marrë nismën që të obligojë nxënësit në gjithë territorin e Serbisë të nisin vitin shkollor duke e intonuar himnin serb “Bože Pravde” (Zoti i drejtësisë).

Nisma e kësaj ministrie sot shkoi në Kuvendin e Serbisë si projektligj, ku edhe u kundërshtua nga Kamberi.

Ai tha se nuk ka shqiptarë që do ta t’ia thotë himnit serb.

“Ne s’kemi nxënës për ‘Bože Pravde’. Edhe më hiq shqiptarë. Kurseni nxënësit nga himnet. Kurseni shkollat nga nacionalizmat. Jepni arsim cilësor për punësim të dinjitetshëm. Ky është himni që na duhet”, tha ndër të tjera Kamberi.

Ai akuzoi Serbinë dhe Kuvendin e Serbisë se ka legalizuar shumë të padrejta ndaj shqiptarëve, por edhe ka ndaluar me ligj shumë të drejta të tyre.

“Por i ligjshëm ishte edhe racizmi. I ligjshëm ishte antisemitizmi. I ligjshëm ishte nacizmi. Por historia dihet. Në fund fituan rezistuesit. Humbën ligjvënësit”, tha Kamberi.

Go to TOP