Juventusi rikthehet te fitorja, triumfon ndaj Salernitanas

Juventusi ka marrë pikë të plota në udhëtimin te Salerniata në Stadio Arechi, ku fitoi me rezultat 2-0.

Bianconerët shënuan nga një gol në secilën pjesë për të dalë fitues në ndeshjen e xhiros së 15-të në Serie A.

Paulo Dybala shënoi një gol fantastik në fraksionin e parë të lojës (21’), pasi pranoi një top nga Dejan Kulusevski.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Në gjysmën e dytë, i asistuar nga Federico Bernardeschi, Alvaro Morata e devijoi topin nën këmbët e portierit dhe në rrjetë, vetëm katër minuta pasi hyri në fushë (70’).

https://twitter.com/juve_canal/status/1465776123099467778?s=20
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1465794853019783172?s=20
Go to TOP