Iu gjetën armë dhe numër i madh fishekësh, arrestohet pejani

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person për posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim të armës.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se i njëjti ngarkohet me dy vepra penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të dielën që lamë pas, më datë 13.03.2022, rreth orës 23:00, në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, Policia ka pranuar informatë se ka të shtëna me armë zjarri.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje të cilët kanë identifikuar banesën nga e cila është shtënë me armë zjarri, pas kontaktimit të pronarit të banesës nga Policia i njëjti pohon se ka shtënë me armë nga ballkoni i banesës, i njëjti pranon se ka edhe disa armë të tjera.

Gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë (pistoletë) e tipit “Canik” cal 9x19mm, një karikator i së njëjtës armë, një arme (pistoletë) me gas e tipit “AFAS Magnum” cal 9mm, një karikator i së njëjtës armë, një pushkë ajrore e tipit “Kral magnum” cal 5.6mm, 149 fishekë cal 9x19mm, 24 fishekë cal 7.65 mm, 20 fishekë cal 7.62x25mm, katër fishekë me gas cal.9mm, një gëzhojë cal 7.65mm.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit lirohet në procedurë te rregullt.

Go to TOP