Ish-lojtari i kombëtares angleze, Merson: Broja lojtar brilant do të jetë e ardhme e Çelsit

Armando Broja është aktualisht një nga lojtarët më të klikuar në Premier League angleze dhe një nga lojtarët e rinj më efikas në kampionatin elitar anglez, duke tërhequr edhe vëmendjen e shumë figurave të futbollit që veçojnë forcën, talentin dhe padyshim shpërthimin e tij në sprint, elementë që i japin atij avantazhe të fuqishme për të qenë një bomber i shkëlqyer.

Këto cilësi ai i ka shprehur shumë mirë këtë sezon tek Sauthemptoni. Broja u huazua nga Çelsi tek Sauthemtpon për tu rritur dhe po e shfrytëzon më së miri këtë mundësi. Në vendin e tij erdhi “gjigandi” Romelu Lukaku, i cili kishte zhvilluar një sezon fantastik në radhët e Interit.

Por Broja rezulton më i mirë se Lukaku, me shifra. Këtë e tregojnë statistikat e këtij sezoni, pasi Broja ka “eklipsuar” Lukakun në çdo aspekt, në gola, përqindje topi, driblime, pasime. Broja ka pasur një rritjet të pabesueshme javët e fundit dhe janë të shumtë tifozët që e duan të rikthehet. Këto zëra me shumë mundësi kanë mbërritur në veshin e Lukakut i cili duhet të shqetësohet nga rivaliteti në sulm si brenda, por dhe jashtë skuadre.about:blank

Deklaratat e Merson, ish-lojtarit të kombëtares angleze

Ish-ylli i kombëtares angleze, tashmë ekspert në “Sky Sports”, Paul Merson ka folur me superlativa për sulmuesin “kuqezi”, Armando Brojën. Merson ka theksuar se sipas tij Broja ka një të ardhme të ndritur te Çelsi. Sipas ish-sulmuesit anglez, 20-vjeçari shqiptar, që aktualisht është i huazuar te Soauthempton, ka një super formë që tregon se ai mund të shënojë shumë gola në Premier League. “Armando Broja është një lojtar që me të vërtetë më ka rënë në sy këtë sezon dhe unë besoj se ai ka një të ardhme në Çelsi, ai është i madh, është i fortë, është i shpejtë dhe ka një formë që mund ta bëjë të shënojë gola vazhdimisht në nivelin më të lartë”, theksoi Merson. Lojtari i kombëtares shqiptare është bërë një emër shumë i rëndësishëm i ekipit të trajnerit Hasenhuttl dhe me punë ka fituar rolin e titullarit të padiskutueshëm te “Saints”.

Lampard do Brojën tek Evertoni

Në fakt, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, është vënë në kërkim nga shumë ekipe të mëdha angleze, përfshirë këtu Arsenal dhe Njukasëll. Tani së fundmi në garë për shërbimet e 20-vjeçarit ka hyrë dhe Evertoni. Me ish-teknikun e Çelsit në krye të ekipit, Frenk Lampard mendon se mund ta afrojë Brojën në radhët e ekipit të tij. Ishte pikërisht anglezi ai që e aktivizoi Brojën për herë të parë në futbollin profesionist dhe ishte pikërisht përballë Evertonit. Gjithashtu Lampard kërkon dhe dy lojtarë të talentuar që ka pasur te Çelsi, por shqiptari është ai që i është shfaqur një interes më i madh. Gjithsesi, Everton duhet të mposht konkurrencën me Arsenal, që po këmbëngul që ta ketë 20-vjeçarin pjesë të ekipit. Gjithashtu në lojë është dhe Çelsi, që zotëron kartonin e lojtarit dhe me situatën e keqe që po kalojnë “blutë” me Lukakun dhe Verner, Broja mund të shihet si i duhuri për të plotësuar kampionët e botës.

Go to TOP