Idajet Beqiri zbulon shkeljen më të madhe të Ilir Metës: Duhet të shkarkohet menjëherë

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se Ilir Meta ka shkelur rëndë kushtetutën, duke mos përfaqësuar unitetin e shqiptarëve që është edhe detyra e tij më themelore, ndërsa shtoi se meriton të shkarkohet.

Ai tha se shqiptarët ndihen të turpëruar dhe se de facto ne nuk e kemi presidentin. Avokati me tone të ashpra kujtoi koalicionin “Berisha-LSI”,  duke thënë se është e papranueshme që Meta të bëjë veprime të tilla politike, në një kohë kur është ende “i veshur me kostumin” e kryetarit të shtetit.

“Ilir Meta shkeljen kushtetutën, konkretisht nenin 86, ai  nuk përfaqëson unitetin e shqiptarëve. Qytetari i parë i vendit, nuk mund të sillet si qytetari i fundit i vendit. Gjykata Kushtetuese duhet ta shkarkoi! Realisht shqiptarët sot janë të gjithë të turpëruar! Ne si shqiptarë jemi shumë të goditur sepse nuk e kemi de facto presidentin! Kemi një president të papërgjegjshëm, që flet përçartë, që në çdo veprim bashkohet me një forcë politike. Si mund të bashkohesh në një koalicion, kur ende e ke xhaketën e kryetarit të shtetit. Nga ana tjetër edhe etika e tij është jashtëzakonisht e rëndë dhe mbi të gjitha ti duhet të jesh njeriu më i ndjeshëm për atë që do shpirti i popullit shqiptar. Të kthesh SHBA armik të popullit siç i ka cilësuar Meta, do të thotë se e ke humbur të gjitha të drejtat për të qenë presidenti vendit tonë.”, tha ai.

I pyetur nga gazetari në emisioni “Sot Live në Shqipëri” lidhur me procedurat ligjore që ka ndjekur Gjykata Kushtetuese, ai tha se gjithçka është bërë në kuadrin ligjor, ndërsa shtoi se vendimi që do të merret do të shërbejë si precedent për të ardhmen.

“Në fakt është një vendim i rëndësishëm, në radhë të parë sepse në 110 vite, në shtetin shqiptar nuk ka ndodhur asnjëherë që kuvendi të shkarkojë presidentin dhe me pas të vendosi gjykata. Është vendim shumë i ndjeshëm dhe shumë i përgjegjshëm, sepse ky është një precedent që do të krijohet  dhe do të shërbejë edhe në të ardhmen. Këtu qëndron edhe përgjegjshmëria që ka Gjykata Kushtetuese. Duhet të jetë shterues si vendin, por edhe për të definuar çfarë mund të quhet shkelje e rëndë e kushtetutës.

Unë i kam ndjekur edhe seancat, ka korrektese nga pikëpamje procedurale, i ka dhënë mundësinë palëve të shprehen dhe paraqesin prova dhe për t’u përgatitur për përgjigjet. Ka marr edhe kohën e duhur për pikëpyetje që ka pasur vetë trupa gjykuese. I ka ardhur fundi si proces, tani palët do të japin konkluzionet  dhe më pas do të merret vendimi. Nëse do të isha unë gjykatës, do të tregoja maturinë e lartë , por gjithmonë do ta shikojë me nenin kryesor të kushtetues. Neni 86 thotë se çfarë është presidenti, kryetar shteti dhe përfaqësues i unitetin të popullit!”, tha ai.

Beqiri tha se mosshkarkimin e Metës, do ta shihte si vendimmarrje me tifozllëk partish dhe interesash. Duke përforcuar në këtë mënyrë sërish mendimin e tij se presidenti aktual duhet të shkarkohet nga detyra.

“Nëse nuk shkarkohet, atëherë shoh brenda në vendimmarrje një tifozllëk partish dhe interesash! Meqë ai më vuri këtu dhe më zgjodhi.”, shtoi ai.

Go to TOP