Ia mori 3600 euro për rregullim të dokumenteve të udhëtimit, arrestohet në Ferizaj një 33 vjeçar nga Maqedonia e Veriut

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 11:30 ka pranuar një informacion, se në rr. ‘‘Brahim Ademi ’ në Ferizaj është një rast i mashtrimit.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe pas një pune intensive ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Z.A , mashkull , shtetas i Maqedonisë së Veriut, i moshës 33 vjeçar, i cili kishte mashtruar personin tjetër me inicialet A.R ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ku në këmbim të rregullimit të dokumenteve të udhëtimit i kishte marr një shumë të caktuar të hollave ( 3600 euro)”, thuhet në njoftim.

Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore. 

Go to TOP