Hoxha rrëfen si e gjeti emigrantin maroken pranë derës së xhamisë së Dragostunjës thuajse të ngrirë

Një ngjare e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Librazhd, ku një emigrant maroken është gjetur thuasje i ngrirë nga i ftohti pranë xhamisë së fshatit Dragostunjë në Librazhd. Mësohet se ka qenë hoxha i xhamisë dhe banorët e fshatit ata që kanë kërkuar menjëherë ndihmën e ambulancës për ta transportuar drejt spitalit.

“Lajmëruam ambulancën që erdhi dhe e mori. Nuk e di nga erdhi. Më duket kishte ardhur në këmbë nga Maqedonia, shpirti i tij e di. Nuk e di si është puna e tij. Ai ka ardhur nga ora 02:30. Vinte zvarrë e morën më pas me ambulancë”- ka thënë hoxha. Ndërsa emigranti ka arritur të thotë vetëm se kishte udhëtuar katër ditë mes maleve. Fillimisht ai u dërgua në Spitalin e Librazhdit dhe më pas është transportuar drejt Traumës në Tiranë.

Go to TOP