Haxhiu ia përmend Prindon Sadriut disa tregime me pronarë moblierishë, hajdut e matrapazë

Publicisti Baton Haxhiu me një shkrim autorial ka kritikuar gjithë klasën udhëheqëse të vendit, nga kryeministri e tek presidentja. Kjo pas një sfilate të organizuar nga Valdrin Sahiti.

Haxhiu ka kritikuar Kurtin për çështjen e kravatës, derisa ia ka përmendur edhe presidentes humbjen e peshës. Derisa thotë se “humbjen e peshës” nuk e beson as Prindon Sadriu.

Derisa tutje në shkrimin e tij thotë se Sadriu “nuk i beson edhe disa tregime të tjera me disa pronarë moblierish, hajdut e matrapazë, këtu diku rreth Prishtinës”

“Shkurt muhabeti, nga pesha e rëndë e fatit të kombit mbi supet e saj, e keni parë, besoj, Vjosa Osmani ka rënë fort në peshë. Jo, këtë nuk e beson as Prindon Sadriu, i cili përveç tjerash, nuk i beson edhe disa tregime të tjera me disa pronarë moblierish, hajdut e matrapazë, këtu diku rreth Prishtinës – BIN, BIN, Al-Bin… por këtë rresht po e mbyll këtu”, shkruan Baton Haxhiu.

Go to TOP