Haaland opsioni i parë, por Barcelona mendon për Isak si ‘plan B’

Dëshira e parë e Barcelonës në afatin kalimtar të ardhshëm është Erling Haaland, por klubi katalanas tashmë ka një opsion rezervë.

Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany, ka kursyer tashmë 75 milionë euro, sa është shuma e klauzolës së blerjes së Haaland, por nëse norvegjezi vendos t’i thotë “jo” transferimit në Camp Nou, ai ka përgatitur edhe një plan “B”.

Sipas gazetës katalanase Sport, Barcelona do të shkojë për sulmuesin e Real Sociedad, Alexander Isak.

Megjithatë, ajo që është veçanërisht interesante është se ata do të duhet të japin më shumë para për suedezin.

Domethënë, klauzola e blerjes së Isak arrin në shifrën e 80 milionë eurove dhe Real Sociedad nuk do të dëshironte ta shesë atë nën këtë çmim.

Paratë për Barcelonën nuk duhet të jenë problem pasi klubi do të nënshkruajë një marrëveshje të pasur sponsorizimi me Spotify e cila do të hyjë në fuqi më 1 korrik. 

Go to TOP