Gruaja nga Obiliqi e zhdukur që nga 5 maji, Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët

Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me një person të zhdukur.

Nga data 5 maj 2021, në polici është raportuar për një person të zhdukur. Bëhet fjalë për Zarife Igrishtën, e lindur në vitin 1982, banuese në fshatin Mazgit të Obiliqit.

“Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si :

-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,
-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),
-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje është thënë se veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, por Njësia Rajonale e Hetimeve të përgjithmonshme pas marrjes së autorizimit nga ana  ana e prokurorit të shtetit, kërkon kontributin qytetar.

“Andaj, inkurajojmë të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrave :192 apo 045192092.”.

Go to TOP