Grabitje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Prishtinë, në një pompë të derivateve.

Rasti ka ndodhur të martën në lagjen “Kalabri” në Prishtinë, në orën 16:08.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në vendin e punës-pompë derivatesh, ka hyrë një person i armatosur dhe duke kanosur me armë viktimën, i ka grabitur një sasi të konsiderueshme të parave të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkaq, është informuar dhe konsultuar edhe prokurori.

Go to TOP