Gjendet pa shenja jete një person në Istog

Është gjetur pa shenja jete një person në qytetin e Istogut, kështu bënë të ditur policia.

Rastin e ka lajmëruar bashkëshorti i viktimës. Sipas tij ai kur ishte kthyer në shtëpi e kishte gjetur të vdekur gruan e tij. Pas kësaj në vendin e ngjarjes ka dalur edhe policia dhe nga mjeku ku edhe është konstatuar vdekja e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kur ishte kthyer në shtëpi, e kishte gjetur pa shenja jete bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Go to TOP