Gjendet një person pa shenja jete në Gjilan

Një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Gjilanit. Policia e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë.

Viktima është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Gjilan. Në vendin e ngjarjes kishin dalë menjëherë edhe njesitë përkatëse dhe ekipi mjekësor dhe kishin konstatuar vdekjen e viktimës.

“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, bënë të ditur policia.

Go to TOP