Fragment i fuqishëm në romanin “Ti”

“Jo, jo nuk ka pse të të vij keq zemër, është në rregull.”, – i thashë. Trupi i saj shungullonte përsëri. E mbaja fortë me dy duart. E puthja në buzë vazhdimisht. Murmurisja në mënyrë të paqartë fjalë që kërkonin ndjesë dhe e ngushëlloja. “Është… në… rregull….” Doja t’ia hiqja nga mendja mendimet e hidhura. ‘Do një kek?”, – i thashë. Maria buzëqeshi. “Po.”, – tha. U desh pak të ndalonte së qari. Qeshëm duke ngrënë kek. Ishte kek i butë, në brendësi i lyer me çokollatë. Buzët e saj u lyen me çokollatë, u bën edhe më të ëmbla. Ëmbëlsia nuk vinte nga sheqeri, por nga shpirti dhe dashuria. “Nuk do shkoj në Itali.”, – murmuriste ajo, duke qeshur. “Iu bashkova Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më saktë luftës në Kosovë.”, – i thashë. E qeshura ndaloi. Sikur dallgët e çmendura të detit të qetësohen përnjëherë nga ndonjë magjistar, ashtu reagoi fytyra e Marisë. “Çfarë, përse duhej ta bëje këtë?”, – e ngriti pak zërin. “Sepse isha i dëshpëruar, zemër”. “Dhe iu bashkove UÇK-së?!”, – më tha ajo. U krijua një pauzë. “Ndoshta është më mirë… unë mund të largohem, dhe ti mund të shkosh në shkollë në Itali.”, – i thashë. “Nuk do të shkoj në shkollë në Itali.”, – ma ktheu. “Mendoja se e dashuroje Italinë”, – i thashë. “Jo arsyeja e vetme përse doja të shkoja në Itali ishte se doja të largohesha nga ti, sepse të dashuroj.”, – më tha Maria…”

Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.

Go to TOP