Formacionet zyrtare: Barcelona synon ngritjen në sfidën ndaj Sevillas

Barcelona dhe Sevilla zhvillojnë ndeshjen e xhiros së 30-të të kampionatit spanjoll që zhvillohet në Camp Nou.

Katalunasit ndodhen në vend të katërt në renditje me 54 pikë, tri më pak se Atletico Madridi (në vend të tretë) dhe andaluzianët që ndodhen në vend të dytë.

Me fitore eventuale, Blaugranët do të barazoheshin me pikë me rivalët në top-katërshe (me një ndeshje më pak të zhvilluar) dhe vetëm Real Madridi do të ishte përpara (12 pikë më shumë).

Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Xavi Hernandez dhe Julen Lopetegui, të cilët i kanë zgjedhur skuadrat që do të luajnë nga fillimi.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen – Dani Alves, Pique, Araujo, Jordi Alba -Frenkie De Jong, Busquets, Pedri – Dembele, Aubameyang, Ferran Torres.

Formacioni startues i Sevillas: Bono – Jesus Navas, Kounde, Diego Carlos, Rekik – Gudelj, Jordan, Rakitic – Lamela, Ocampos, Martial

Go to TOP