Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova të pafat – eliminohen nga Grand Slami i Francës

Momentalisht është duke u zhvilluar gara e Grand Slam në Paris të Francës, ku ekipi kosovar i xhudos merr pjesë me katër garues.

Xhudistët që po përfaqësojnë Kosovën janë Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.

Tre të fundit, respektivisht Loxha, Fazliu dhe Gjakova kanë përfunduar garën.

Flaka Loxha në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, u eliminua qysh në raundin e parë nga xhudistja çeke Vera Zemanova.

Në anën tjetër, Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë u mposht nga japonezja Masako Doi.

Fatin e njëjtë sikur të Fazliut dhe Loxhës kishte edhe Akil Gjakova, i cili në kategorinë deri në 73 kilogramë në raundin e parë shënoi fitore kundër algjerianit Messaoud Redouane Dris, kurse në raundin e dytë u mposht nga xhudisti nga Uzbekistani Shakhram Akhadov.

Go to TOP