Finalja e Champions League më 2026 luhet në `Puskas Arena`

“Puskas Arena” në Budapest, shtëpia e Kombëtares së Hungarisë, do ta presë finalen e Champions League të vitit 2026, ka njoftuar UEFA të mërkurën.

Gjithashtu UEFA ka bërë të ditur se vendimi për vendin e finales së vitit 2027 është shtyrë deri në shtator, me kusht që Federata e Futbollit e Italisë të dorëzojë informacion mbi planet e rinovimit të stadiumit “San Siro” në Milano. 

Në këtë edicion finalja e Champions League pritet të zhvillohet në “Wembley” në Angli, ndërsa finalja e edicionit 2024/25 pritet të zhvillohet në “Allianz Arena” në Gjermani. 

Go to TOP