Ferizajasja raporton burrin se e shkeli urdhërin e gjykatës duke i shkuar te banesa, Policia zbulon se e thirri vetë
Një grua nga Ferizaj, është arrestuar mbrëmë nën dyshimet për raportim të rrejshëm.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, e njëjta e kishte njoftuar Policinë se burri i saj edhe pse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata kishte shkuar në banesën e saj.
Gjatë hetimit të rastit, Policia thotë se është kuptuar se e dyshuara vetë e kishte ftuar bashkëshortin e saj që të vinte në banesë.
Ajo është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 14.01.2022 – 15:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta kishte njoftuar policinë se burri i saj edhe pse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata kishte shkuar në banesën e saj. Gjatë hetimit të rastit është kuptuar se e dyshuara vetë e kishte ftuar bashkëshortin e saj që të vinte në banesë. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.