Ekspertii i aviacionit thotë se e di llojin e fluturakes që ra mbi Zagreb
Një fluturake ende e paidentifikuar ra mbrëmë mbi Kroaci, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.
Ende nuk dihet se nga ka ardhur e njëjta, mirëpo teoritë mbi të tanimë vetëm sa janë shtuar.
E eksperti i aviacionit ushtarak, Tyler Rogoëay, thotë se fluturakja e rënë mbi Zagreb është një dron Tu-141.
Sidoqoftë, një informacion i tillë mbetet i pakonfirmuar.
Ndërkaq, media tjera kroate kanë raportuar se fluturakja në fjalë kishte disa shkronja të alfabetit cirilik rus dhe një yll të kuq në të.
Në vendin ku ra fluturakja është vërejtur edhe një parashutë e varur në pemë.
