Edhe Alli në radarin e Newcastle United

Newcastle United tashmë ka filluar revolucionin në skuadër, pasi shitjes së klubit në verën e vitit të kaluar te Fondi Publik i Investimeve Arabe.

The Magpies tashmë kanë bërë disa transferime, mirëpo duan që skuadra jo vetëm të mbijetojë në këtë sezon, por të plasohet sa më lartë që të jetë e mundur.

Sipas asaj që raporton Football Inisder, edhe Dele Alli është në radarin e Newcastles dhe duan ta transferojnë në këtë afat nga Tottenham Hotspur.

Antonio Conte thuhet se i ka bërë me dije anglezit se nuk është në planet e tij dhe është i lirë të largohet qysh në këtë afat të transferimeve.

Newcastle ka hapur bisedimet me përfaqësuesit e tij dhe marrëveshja mund të ndodhë në ditët e fundit të janarit.

Ky afat i transferimeve ka më pak se nëntë ditë për të përfunduar, andaj Alli mund të jetë i Newcastles nga java e ardhshme. 

Go to TOP