E mashtron se i duhen pajisjet e punës e ia shet një personi tjetër në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar pasi që javë më parë, në besim, i kishte marr disa pajisje pune nga një person tjetër dhe më pas ia kishte shitur një personi të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 15 prill të këtij viti rreth orës 13:45 në rrugën e “Pejës”, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që javë më parë, në besim i kishte marr disa pajisje pune nga viktima mashkull kosovar dhe më pas i kishte shitur një personi të panjohur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Go to TOP