Drenicasi rrah gruan e tij sllovake, ajo merr fëmijët e vendoset në strehimore

Një person në Drenas është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Drenas është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase të Sllovakisë.

Viktima nuk pa pranuar që të marrë trajtim mjekësor, dhe së bashku me dy fëmijët e saj është vendosur në strehimore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Go to TOP