Dodik pas takimit me Putinin në Moskë: Ai ishte i informuar për situatën në Bosnje

Anëtari i presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë.

Menjëherë pas takimit, Dodik tha se me Putinin ka biseduar për situatën aktuale në rajon, raporton klix.ba.

“Unë e njoha Putinin me pikëpamjen tonë për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. Mund të them se ai ishte i informuar me detajet dhe ishte i interesuar për pothuajse çdo situatë të mundshme politike”, tha Dodik.

Në anën tjetër, Putin shprehu qëndrimet rreth Marrëveshjes së Dejtonit, Rusia ka një sërë kundërshtimesh për mosrespektimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe i vendos ato çështje në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Kjo është e rëndësishme për ne, duke pasur parasysh spekulimet e ndryshme. Ne i përcollëm Putinit qëndrimin tonë se vetëm një Përfaqësues i Lartë i zgjedhur në mënyrë legjitime mund të ketë mbështetjen dhe legjitimitetin e BeH, me të cilën gjë u pajtua edhe Putin”, tha Dodik.

Ata folën gjithashtu edhe për mbështetjen ekonomike dhe financiare dhe projektet që janë duke u realizuar në Republikën Serbe. 

Go to TOP