Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të parat në botë në kategoritë e tyre përkatëse

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova e kanë vazhduar mbizotërimin e Kosovës në sportin e xhudos, duke u ngritur në vendin e parë në kategoritë e tyre përkatëse në përditësimin më të ri të ranglistës botërore të xhudos.

Nora Gjakova është ngritur në vendin e parë në ranglistën botërore të xhudos në kategorinë -57 kilogramë për herë të parë në karrierën e saj.

29-vjeçarja i mblodhi 5880 pikë në vendin e parë, duke e kaluar xhudisten kanadeze Jessica Klimkait, e cila tani ngel e dyta me 5830 pikë.

Distria Krasniqi e ka ruajtur pozitën e parë në kategorinë e vet -48 kilogramë, në të cilën nuk do të bëjë më gara nga viti i ardhshëm, pasi ka kaluar një kategori më lartë, atë -52 kilogramë.

26-vjeçarja i ka 5920 pikë në vendin e parë, duke e lënë mbrapa mongolen Urantsetseg Munkhbat, e cila mbledh 5250 pikë.

Gjakova dhe Krasniqi përjetuan vitin më të mirë gjatë 2021-s në karrierat e tyre të shquara, duke i shpallur kampione olimpike në kategoritë e tyre përkatëse në Lojërat Olimpike Veriore në Tokio.

Ato i ndoqën hapat e legjendës dhe xhudistes nga e cila u frymëzuan, Majlinda Kelmendi, duke fituar medalje të arta në Japoni dhe falë tyre Kosova tani ka tri medalje të arta olimpike.

Krasniqi u shpallë xhudistja më e mirë e vitit në botë së fundi nga votat e publikut në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos. 

Go to TOP