Detyroi gruan në prostitucion, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, pas zhvillimit të suksesshëm te hetimeve, duke zbatuar masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, më 20 janar 2022, ka ndaluar të pandehurin L.P.,  për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

Në njoftim bëhet e ditur se i njëjti në vazhdimësi i ka mundësuar të dëmtuarës, bashkëshortes së tij, ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit duke i siguruar klientë, ku i pandehuri, nga kjo veprimtari ka përfituar të holla dhe të mira materiale nga disa persona.

I pandehuri L.P., me urdhër të prokurorit kujdestarë, është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj të njëjtit do te paraqitet kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën kompetente.

Go to TOP