Detaje të reja për vrasjen e 26-vjeçarit në Pejë

E.M., i moshës 26-vjeçare, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga thika prej një përleshjeje, ku të përfshirë ishin edhe dy persona të tjerë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar nga rasti.

“Si pasojë e një përleshje në Pejë, një person ka humbur jetën nga lëndimet e marra, dy persona janë arrestuar, njëri i dyshuar për veprën pënale vrasja: e tjetri për veprën penale “lëndim trupor”. Në këtë rast ka pësuar lëndime trupore edhe i dyshuari për veprën penale “vrasja””, ka bërë të ditur Nikçi.

Më tej, ai njoftoi se pas intervistimit, të dyshuarit do të ndalohen për 48-orë, me urdhër të prokurorit të shtetit.

Go to TOP