Detaje për rastin e gruas që u rrah nga kunatat: Ia morën fëmijët dhe e dëbuan nga shtëpia

Një grua nga Rahoveci është rrahur nga dy kunatat e saj.

Në lidhje me rastin, ka dhënë detaje zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai tja se dy të dyshuarat, viktimës ia kanë mdaluar dy fëmijët dhe e kanë dëbuar nga shtëpia.

“Datë 22.12.2021 rreth orës 13:00 është iniciuar procedur hetimore për veprën penale ‘Dhuna në familje’ pasi që policia ka pranuar informate përmes telefonit nga prindi i viktimës, i cili raporton se vajza e tij e cila është e martuar që 5 vite në fshatin Qifllak sot është rrahur nga dy kunata e saj. Motrat e burrit dy të dyshuarat e lartëckura, i kanë ndaluar dy fëmijët e saj dhe e kanë dëbuar nga shtëpia”, u shpreh ai.

Gjurkaj bëri të ditur se gruaja kishte lëndime në dorën e djathtë, të shkaktuara nga dhuna e përdorur.

“Viktima është intervistuar në stacionin policor, ju është ofruar ndihma mjekësore në QKMF Rahovec pasi kishte lëndim të lehtë në dorën e djathtë të shkaktuar nga dhuna e përdorur, me pas në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale janë marrë dy fëmijët e viktimës të moshës 3 dhe 1 vjeç, ju janë dhënë viktimës dhe me vullnetin e saj viktima bashkë me fëmijët është strehuar të prindërit e saj në fshatin Ratkoc”, u shpreh tutje ai.

Ai gjithashtu tha se njëra nga të dyshuarat është arrestuar, ndërkaq tjetra nuk është hasur në shtëpi.

“Njëra nga të dyshuarat është arrestuar dhe intervistuar për rastin e cila e mohon në tërësi veprën, ndërsa e dyshuara tjetër nuk është hasur në shtëpi, dhe se të njëjtës i është lënë ftesa të paraqitet në stacionin policor në Rahovec me qëllim të intervistimit”, tha ai.

Tutje, Xhurkaj bëri të ditur se pas intervistave është konsultuar Prokurori kujdestar i cili udhëzon rastin në procedurë të rregullt, si dhe për rast është njoftuar Qendra për pune sociale dhe mbrojtësi i viktimave.

Go to TOP