Kombëtare

Dërgohet në izolim total vrasësi i 8-vjeçarit në Shqipëri

Klodian Çalamani vrasësi i djalit 8 vjeçar Mateo Vasia, ka mbërritur në ambientet e paraburgimit të Vlorës nën masa të rrepta sigurie.

Burimet bëjnë me dije se Çalamani i shoqëruar nga forcat e policisë dhe brenda burgut ka shkuar menjëherë në izolim për të shmangur kontaktet me të burgosurit e tjerë.

Gjykata e Fierit sot paradite (18 nentor 2021)  caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 38-vjeçarin , autorin e vrasjes dhe groposjes së Mateos, vetëm 8 vjeç. Ngjarja që shokoi mbarë shoqërinë ndodhi më 16 nëntor 2021 në fshatin Grecalli të Fierit.

Ndërkohë momente dramatike u shënuan sot në Gjykatën e Fierit ku babai, vëllai i madh i 8 vjeçarit Mateo Vasiu dhe familjarë të tjerë mësynë ambientet e gjykatës duke kërkuar sallën ku mendonin se mbahej 38 vjeçari.

Ata thyen derën dhe u futën me forcë në ambientet e gjykatës pak para nisjes së seancës për vlerësimin e  masës së sigurisë për Klodian Çalamani, fqinji 38 vjeçar që u vrau fëmijën.

Policia dhe prokuroria e Fierit e arrestuan menjëherë, Klodian Çalamanin, për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit”.

Në derën e gjykatës nëna e të miturit në gjendje të rënduar psikologjike kërkoi hakun e të birit ndërsa zbuloi detaje si e kishte mashtruar autori të birin.

Ndërkohë të afërmit e 8-vjeçarit, nisën një peticion për rikthimin e dënimit me vdekje për atë që tashmë është pagëzuar si Monstra i Fierit. Fushata për ndryshimin ligjor sipas tyre do të shtrihet në të gjithë vendin.

Klodian Çalamani e vrau duke e goditur me kazmë në kokë  e më e pas e varrosi në oborrin e banesës, 8 vjeçarin Mateo Vasiu, i cili së fundmi u pa duke lëvizur me biçikletë.

Shfaq më shumë