Bashkim Ramosaj zgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në 4 vitet e ardhshme do të prijë degës së AAK-së në Deçan.

Ramosaj lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku shprehu falënderimet e tij për zgjedhjen kryetar i kësaj dege.

“Falënderim të veçantë për liderin tonë, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj, që na nderoj me prezencën e tij sot.

Falënderoj të gjithë delegatët për mbështetjen dhe besimin që më dhatë, që për 4 vitet e ardhshme të jem kryetar i degës së AAK-së në Deçan.

Ju uroj suksese të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues që u përzgjodhen sot. Vazhdojmë bashkë për Deçanin. Na prift e mbara”, ka shkruar Ramosaj. 

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP