Barcelona publikon listën për derbin me Atleticon – përfshihen edhe prurjet e reja

Barcelona do të jetë nikoqir i Atletico Madridit për derbin që luhet në kuadër të javës së 23-të në La Liga.

Ndeshja që fillon në ora 16:15 në ditën e diel, do të zhvillohet në Camp Nou, me dy skuadrat që do të tentojnë t’i marrin tre pikë.

Por, në këtë përballje, Barcelona futet me disa ndryshime të mëdha në skuadër, sidomos në fazën ofanzive.

Katalunasit kanë publikuar listën me lojtarët e ftuar, derisa në sy bije edhe prurjet e reja.

Adama Traore  dhe Pierre-Emerick Aubameyang janë përfshirë në listë, derisa pritet debutimi i tyre në derbi.

Natyrisht se do të jetë një ndeshje për t’u mos u humbur, duke ditur rivalitetin e madh që kanë dy skuadrat. 

Go to TOP